image "E kanë bllokuar rrugën dhe kanë filluar sulmin", detajet e fundit për vrasjen e policit në veri

Siguri

“E kanë bllokuar rrugën dhe kanë filluar sulmin”, detajet e fundit për vrasjen e policit në veri

news image

Foto ilustruese


Një ngjarje tragjike po shënon ditën e sotme në vendin tonë, pasi është kryer një sulm i cili po cilësohet terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku nga bandat kriminale serbe, të armatosura e të maskuara është vrarë një rreshter i policisë e një tjetër ka mbetur i plagosur në fshatin Banjskë të Zveçanit, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës tashmë ka dalë me njoftim për ngjarjen tronditëse, nga të cilët u bë e ditur se vrasja ndodhi në orën 02:45 të mëngjesit, ku dyshohet se personat e maskuar e të pajisur me armë të rënda, e kanë bllokuar me dy kamionë rrugën Mitrovicë-Leposaviq, dhe kanë filluar të shtënë në drejtim të automjetit policor.

“Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar”

“Njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri”, thuhet ndër tjera në njoftimin e PK-së.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/pfbid0DvxEp66982Sdf1TBUmuaptGZTidGRQ6J8QyviJ6NVMv2tZvB6847pHgeUBXiGBgZl?cft[0]=AZXSIj6IzUYyMcJnVQhIvhDm8FKvjP5eBTAjax0FTGvqFQF_qVABYOad_bZNcfPv7SyYcMivIGCTfOxprebUrvOHo7Qlkf5V_sywtLZeCTFGM9wNlV0H4FEI53Ek1rG8IEpwBaM_z6KpRVJ-8vIFWOtwbK8aMeRl7dRXAxCm-lFDCNtOGROJX26wh1AezgO8X2A&tn=%2CO%2CP-R

Për këtë ngjarje që tronditi vendin ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Vrasja e një polici dhe plagosja e një polici tjetër në veriun e Kosovës, e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe, është sulm ndaj rendit dhe ligjit në veriun e vendit, është sulm ndaj Kosovës. Këto sulme dëshmojnë edhe njëherë fuqinë destabilizuese të bandave kriminale, të organizuara nga Serbia, të cilat prej shumë kohësh, siç është dëshmuar edhe me sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve, po synojnë të destabilizojnë Kosovën dhe rajonin”, tha Osmani.

“Në këto momente ende vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë tonë. Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda. Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve”, tha ndër tjera Kurti.

/GazetaSinjali/