image “E kam marr e kam qit jashtë”, Kurteshi flet për incidentin në KQZ

Politikë

“E kam marr e kam qit jashtë”, Kurteshi flet për incidentin në KQZ

news image

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi është deklaruar në lidhje me incidentin e djeshëm në objektin e KQZ-së, në të cilin ishte i përfshirë ai.

Ai ka thënë se e ka nxjerrë jashtë një person pa maskë i cili ishte në korridorin e KQZ-së, ndërkaq tha se nuk ka pasur as sharje e as fyerje, e as ndonjë sulm ndaj tij.

“Rastësisht e kam pa një djalë pa maskë, dhe e kam pyet ku e ka maskën, edhe nuk më ka bë zë. Ai më tha as nuk kam, e as nuk e vendosi? I thashë që duhet me dal jashtë, e kam marr edhe e kam qit jashtë. Nuk ka pas as ofendime, as sharje as fyerje, kam bërtit me qëllim, me dëgju krejt, kanë qenë edhe shtatë a tetë veta. Ai ka dal jashtë”, tha Kurteshi gjatë mbledhjes së KQZ-së. /GazetaSinjali/