image E infektuara nga Klina ishte për vizitë te motra në Gjakovë, e prekur me Covid-19

Kosovë

Pandemia/ E infektuara nga Klina ishte për vizitë te motra në Gjakovë, e prekur me Covid-19

news image

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka njoftuar se sot janë testuar për koronavirus 7 qytetarë të ksaj komunë, ku një prej tyre ka rezultuar pozitiv, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton Elezaj, personi i prekur është nga fshati Bokshiq dhe është kontakt i personit të konfirmuar me koronavirus nga Gjakova.

Elezaj thotë se e prekura nga Klina ka qenë në vizitë te motra e saj në Gjakovë, e cila para disa ditëve ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

“Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IPSHPK janë testuar 7 qytetarë të Komunës së Klinës, ku për fat të keq 1 person ka rezultuar pozitiv me virus. Personi prekur është nga fshati Bokshiq, kontakt i personit të konfirmuar si i prekur me corona virus nga qyteti i Gjakovës. Sipas informacioneve që kemi kontakti ka rrjedhë nga vizita që e konfirmuara nga Bokshiqi i Klinës i ka bërë motrës së saj në Gjakovë, e cila ka dalë pozitive disa ditë më parë”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Tutje, kryetari ka njoftuar se Shtabi Emergjent menjëherë do të fillojë të hulumtojë kontaktet e mundshme që e infektuara ka pasur, të cilët do të udhëzohen në vetizolim dhe sipas nevoje do të iu bëhet edhe testimi./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/Zenunelezaj1963/posts/820554855100090?__xts__[0]=68.ARCBU_Re0uksHXzYW_BUaQGhHekjYipVyNFHVj6oeC0OdLvlHBeinwWl_e8WsS1YgZRtPnZKBbRXeKH7TaQ0nGEirJvx71LaEWZEv2mQ49DHR0pbQ8utbD-104_hx_waCI6XWOYG-Qvj925SZUoEdzIKuMVJqc6_JjI_icaKK_rIT81QT6Xx-8p2ENTaHriW_59IooZUa2yEHZv_OxkIjtsrwubHjQTkfmrOEgrnpDH_rFpBmuR9baTElhTDmpFqy2h-qEJChtl7fftYrh-zPpjrc9yITbYf7g79qPNC70faq9b6zjlO8i6x6JFmg5H1MLZBQum8qPQaxtLI5CM&__tn__=-R