image E gjithë vëmendja e Italisë te koronavirusi, 10 fshatra në karantinë

Botë

Botë/ E gjithë vëmendja e Italisë te koronavirusi, 10 fshatra në karantinë

news image

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi në Itali është rritur në 55, kështu duke u bërë vendi më i prekur në Evropë.

Kjo përfshin 39 raste të konfirmuara në rajonin verior të Lombardisë dhe 12 në rajonin Veneto, tha kreu i departamentit të shëndetit të Lombardisë, Giulio Gallera, gjatë një konference për shtyp.

Siç konfirmuan autoritet, një paciente 77-vjeçare me koronavirus u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Lombardi.

“Mund të themi se ajo është viktima e dytë e koronavirusit në Itali. Të gjitha aktivitetet publike janë pezulluar në dhjetë fshatra në jug të Milanos”, tha Gallera.

Sipas faqes së internetit të rajonit të Lombardisë, stacionet e trenave në tre vende të prekura nga shpërthimi – Codogno, Maleo, Casalpusterlengo – do të mbyllen nga e shtuna./GazetaSinjali/