image E fyu presidenten Osmani, Blerim Vela i përgjigjet Vulinit - Sinjali

E fyu presidenten Osmani, Blerim Vela i përgjigjet Vulinit

news image

Blerim Vela, shefi i stafit të Presidentes, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratave ofenduese të Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin, shkruan Gazeta Sinjali.

Vela e ka quajtur Vulinin “këlysh të Mira Marković ” (gruas së Millosheviqit).

 “Këlyshi i Mira Marković gjatë viteve 1990 në JUL, Aleksandar Vulin është zëdhënësi i regjimit primitiv, të dhunshëm dhe seksist në # Serbi . Vulin i shërben zotërisë së tij aktual, Aleksandar Vuçiq me të njëjtën forcë dhe përkushtim ashtu si i shërbeu Millosheviçit. E neveritshme!”, ka shkruar Vela në një postim në Twitter.

Kujtojmë se sot gjatë ditës ministri serb kishte nxjerrë nga konteksti deklaratën e Osmanit për  revistën “Der Spiegel”, dhe më pas e kishte fyer atë.

 “Nëse Osmani do të kishte fytyrë siç e ka barkun, për gënjeshtrat që thotë, gjatë do të përkulej para ‘shtëpisë së verdhë, ka thënë Vulin, shkruan B92.

Kjo fyerje e Vulin, erdhi pasi gazetari i ‘Der Spiegel’ kishte insistuar duke pyetur Osmanin se pse e përdor termin gjenocid për krimet që ka kryer Serbia.

E kam zgjedhur nocionin gjenocid me vetëdije. Ai përshkruan qëllimin e një vendi për të shfarosur një komb. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në Kosovë. E kam fjalën për ngjarjet në Mejë, e njohur si ‘Srebrenica e Kosovës’, dhe në Poklek, ku jo vetëm janë vrarë 54 fëmijë dhe plaka, por pastaj edhe janë djegur. Qëllimi ka qenë që të zhduken nga faqja e dheut. Willy Brandt ka thënë njëherë se kur mungojnë fjalët, duhet rënë në gjunjë. Pikërisht këtë e presim nga Serbia: rënien në gjunjë”, ishte përgjigjja e Osmanit./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin