Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave në Komunën e Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas rezultateve të 100% të votave të numëruara , kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka dalë i pari në Podujevë me 51.64% të votave të fituara.
Ndërkohë i dyti qëndron, kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari, me vetëm 35.97% të votave.
Kurse, i fundit është kandidati i PDK-së, Naim Fetahu, i cili numëron vetëm 12.4% të votave në qytetin e Podujevës.