Fotografi i Reuters, Darrin Zammit Lupi, ka kapur disa momente rrëqethëse e shumë prekëse të një vajze të re përgjatë jetës së saj – të shkurtër, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç raporton Reuters, ai ka fotografuar një vajzë të re, që quhet Rebecca, në momentin e parë që erdhi në jetë dhe atë në prag të vdekjes.
Ai ka fotografuar Rebeccën porsa ka lindur, e ka fotografuar atë përgjatë jetës duke lozur me një qen, dhe në fund, e ka fotografuar në spital pak momente para se ajo të vdiste nga kanceri.