image E dhunoi të miturin, ky i fundit ia vodhi kuletën dhe telefonin

Siguri

E dhunoi të miturin, ky i fundit ia vodhi kuletën dhe telefonin

news image

Janë arrestuar dy persona në Prishtinë, njëri nga ta i mitur pasi që të njëjtit dyshohen për dhunim dhe vjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia bën të ditur se i dyshuari i moshës madhore dyshohet se e ka dhunuar të miturin, ndërkaq ky i fundit dyshohet se ia ka vjedhur portofolin dhe një telefon.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarjet dyshohen se kanë ndodhur në Prishtinë rreth orës 00:10 dhe 03:00.

Rasti në polici është iniciuar si “Dhunim & Vjedhje”. /GazetaSinjali/