image E dhimbshme: Vdes 12-vjeçari nga Gjermania i aksidentuar në Gadime

Siguri

E dhimbshme: Vdes 12-vjeçari nga Gjermania i aksidentuar në Gadime

news image

Gazeta Sinjali raportoi për një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Gadime, ku kanë mbetur të lënduar tre mërgimtarë.

Njëri prej tyre, 12-vjeçar ka vdekur para pak minutash në QKUK, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin Naser Syla nga Emergjencë e QKUK-së.

I ndjeri dhe dy të lënduarit e tjerë u vetaksidentuan me veturën e tipit BMW, me targa të shtetit gjerman.

Policia pak më parë e konfirmoi këtë aksident që ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Sot rreth orës 15:00 në fshatin Gadime të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti“, thuhet në përgjigjen e Policisë.

/GazetaSinjali/