Një 20 vjeçare e cila u aksidentua më 17 maj, në Krushë të Madhe, ka humbur jetën sot, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Viktima ishte aksidentuar më 17 maj, derisa ishte duke e kaluar rrugën.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.