Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka siguruar një video, në të cilën shihet një i ri derisa merr substanca narkotike.
Varësia që ky i ri ka nga këto substanca, e detyrojnë atë që të merr kokainë në mes të rrugës në Prishtinë.
Këtë veprim i riu e kryen për më shumë se dy minuta dhe vazhdimisht shikon se mos po e vëren ndonjë kalimtar./Gazeta Sinjali/