image E dhimbshme/ Shkon në 81 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet në Gjermani

Evropë

E dhimbshme/ Shkon në 81 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet në Gjermani

news image

Të paktën 81 persona kanë humbur jetën dhe mbi 1 mijë e 300 të tjerë konsiderohen të zhdukur, pas reshjeve të mëdha që shkaktuan përmbytje në Gjermani.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka premtuar mbështetje të plotë për të gjithë të prekurit nga këto përmbytje, transmeton Gazeta Sinjali.

Merkel, duke folur gjatë një takimi me Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden në Washington, shprehu “ngushëllimet e saj më të thella” për të gjithë që kishin humbur të dashurit e tyre.

Kam frikë se do të shohim vetëm shtrirjen e plotë të kësaj tragjedie vetëm në ditët në vijim,” tha ajo.

Ajo gjithashtu premtoi mbështetjen e qeverisë me përpjekjet e shpëtimit dhe me rindërtimin, duke i thënë popullit gjerman se qeveria “nuk do t’ju lërë vetëm në këto orë të vështira dhe të tmerrshme”.

Belgjika gjithashtu ka raportuar të paktën 11 të vdekur pas motit ekstrem, për të cilin politikanët kanë deklaruar se ka ardhur si pasojë e ndryshimit të klimës. /GazetaSinjali/