Ka ndërruar jetë gruaja që ishte aksidentuar më 12 dhjetor në rrugën Prishtinë- Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të Policisë ajo ka vdekur në QKUK, ku ishte duke u trajtuar në Klinikën Intensive.
Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në mjekësinë ligjore.