Ka ndërruar jetë 26-vjeçari i cili mbeti i lënduar me thikë gjatë një përleshjeje në lagjen “Fidanishte” në Pejë, sot rreth orës 14:45, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Pejës, Naim Sahiti.
“Po, fatkeqësisht njëri nga të lënduarit, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ka ndërruar jetë”, tha ai./Gazeta Sinjali/