Sot ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në rrugën Prishtinë – Podujevë. Aty humbën jetën dy persona dhe nëntë të tjerë u lënduan, shkruan Gazeta Sinjali.
Një nga ta është Shaban Uka, varrimi i të cilit do të bëhet nesër në orën 16:00 te varrezat e fshatit Dumnicë e Epërme.
Kështu kanë njoftuar familjarët e tij.
“Të dashur miq, ju njoftoj që sot ndërroj jetë më i dashuri ynë RUZHDI SHABAN UKA. Varrimi i të ndjerit do të behet neser (e hënë) në ora 16:00 në varrezat e fshatit Dumnicë e epërme“, ka shkruar një familjar.
Policia ka njoftuar se përveç dy personave të vdekur, nga ky aksident janë lënduar edhe nëntë persona të tjerë.
“Sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 ( njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur t’i përballojnë plagët e marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë.