image E dhimbshme: Ky është motoçiklisti që vdiq në aksidentin tragjik në Istog, nesër i jepet lamtumira e fundit

Siguri

E dhimbshme: Ky është motoçiklisti që vdiq në aksidentin tragjik në Istog, nesër i jepet lamtumira e fundit

news image

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e së hënës në fshatin Bellopojë të Istogut, ku një motoçiklist ka humbur jetën pas përplasjes me një kamion për bartjen e mbeturinave.

Siç raportoi Sinjali, viktima e këtij aksidenti është Esat Fejzaj, rreth 49-vjeç, i cili sipas të dhënave zyrtare figuron si drejtues i motoçikletës së përfshirë në aksident.

Familjarët kanë njoftuar se lamtumira e fundit për të ndjerin do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Bellopojë, duke filluar nga ora 14:00.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:17, në rrugën Bellopojë–Tuçep, në drejtim të deponisë së mbeturinave.

Sipas dyshimeve të para të hetuesve, motoçiklisti, derisa po kalonte në një kthesë, ka humbur kontrollin mbi motoçikletën, nuk ka arritur ta mbajë shiritin e tij të lëvizjes dhe ka kaluar në korsinë e kundërt, ku është përplasur ballë për ballë me një kamion për bartjen e mbeturinave që po vinte nga drejtimi i kundërt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/