Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot në fshatin Veriq të Istogut.
Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:15 dhe në të janë përfshirë një kamion dhe një motoçikletë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i autoambulancës, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e motoçiklistit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan deri te aksidenti fatal.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!