image E dhimbshme, ky është 54-vjeçari që ndërroi jetë në vendin e tij të punës

Kosovë

E dhimbshme, ky është 54-vjeçari që ndërroi jetë në vendin e tij të punës

news image

Halim Hajdari, 54 vjeç, ka ndërruar jetë dje në vendin e tij të punës në Telekomin e Kosovës. Dyshohet se vdekja e tij erdhi si pasojë e një sulmi kardiak, raporton Gazeta Sinjali.

Për vdekjen e të ndjerit ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, teksa theksojnë se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Familja ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të bëhet vetëm në prani të familjarëve të ngushtë, duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së. /Gazeta Sinjali/

Foto: Halim Hajdari