image Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Prishtinë

Siguri

Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Prishtinë

news image

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur dje në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një burrë ka ndërruar jetë dje rreth orës 14:00. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion.

“Prishtinë 18.08.2020 – 14:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në  IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

I njëjti po raportohet që ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës në Telekomin e Kosovës në Prishtinë./Gazeta Sinjali/