Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në fshatin Hajvali të Prishtinës, ku një veturë ka goditur për vdekje një person, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima është Arban Sopjani, 34-vjeçar.
Sopjani ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mirëpo pavarësisht intervenimit të mjekëve, ai nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin, është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.