image Vetura godet për vdekje një këmbësor në Hajvali, arrestohet shoferi

Siguri

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Hajvali, arrestohet shoferi

news image

Foto ilustruese


Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Hajvali, ku një veturë ka goditur për vdekje një person, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima është mashkull 34-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

/GazetaSinjali/