image E dhimbshme: Ky është 33-vjeçari që dyshohet se i dha fund jetës së tij në Prizren, u gjet në mal

Sociale

E dhimbshme: Ky është 33-vjeçari që dyshohet se i dha fund jetës së tij në Prizren, u gjet në mal

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast tragjik që ka ndodhur në Prizren, ku një person i cili ishte raportuar i zhdukur tash e dhjetë ditë, sot është gjetur pa shenja jete.

Sinjali mëson se viktima është 33-vjeçari Shaqir Zogaj.

Pas kërkimeve të vazhdueshme të familjarëve dhe të afërmeve në bashkëpunim me Policinë, Zogaj është gjetur sot pa shenja jete në një zonë malore mes Fshatit të Epërm dhe Prevallës.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar i cili doli në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor dhe njësitë tjera relevante.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se sipas informacioneve të para dyshohet se 33-vjeçari i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur në litar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i 33-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

/GazetaSinjali/