image E dhimbshme: Ky është 14-vjeçari që u ther sot për vdekje në Kodrën e Trimave (FOTO)

Siguri

E dhimbshme: Ky është 14-vjeçari që u ther sot për vdekje në Kodrën e Trimave (FOTO)

news image

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ku Rijad Hyseni, 14-vjeçar u ther me thikë për vdekje.

Lajmin për vdekjen e tij përveç policisë, e kanë konfirmuar edhe familjarët e të ndjerit.

“Me pikëllim të madh e pikëllim, ju njoftojmë se me datën 01.03.2022 tragjikisht ka ndërruar jetë më I dashuri ynë Rijad Besim Hyseni (11.03.2007-01.03.2022). Për varrimin ju njoftojmë me kohë. E pikëlluar familja Hyseni”, thuhet në njoftimin e familjes.

Lidhur me këtë vrasje, Policia ka lëshuar njoftim pa dhënë shumë detaje.

Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një rast vrasje, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë)  dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare (QMF),  ku dhe është konstatuar vdekja e tij. Vdekjen e viktimës R.H. mashkull 14 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”.

/Gazeta Sinjali/