image E dhimbshme: Djali bashkë me gruan rrahin dhe dëbojnë nga shtëpia nënën e moshuar në Gjakovë

Siguri

E dhimbshme: Djali bashkë me gruan rrahin dhe dëbojnë nga shtëpia nënën e moshuar në Gjakovë

news image

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Në një familje në rrugën ‘Mark Malota’, djali bashkë me nusen e tij dyshohet se kanë keqtrajtuar nënën e moshuar.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar 70-vjeçarja e cila ka deklaruar se djali i saj ka kërkuar që ajo të largohet nga shtëpia ku jetojnë, ndërsa reja e saj e ka sulmuar fizikisht duke e goditur në shpinë.

E moshuara si pasojë e dhunës së përjetuar ka pësuar lëndime trupore, për çka ka marrë ndihmë mjekësore, teksa ka refuzuar që të strehohet në strehimore, duke thënë se dëshiron të kthehet në shtëpinë e saj.

Ndërkohë dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ata kanë mohuar të kenë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, por kanë pranuar se e kanë qortuar atë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/