image E dhimbshme/Brenda 5 ditësh vdesin nga COVID-19 çifti nga Shqipëria

Shqipëri

E dhimbshme/Brenda 5 ditësh vdesin nga COVID-19 çifti nga Shqipëria

news image

Pedagogia e Fakultetit Ekonomik të Tiranës, Vjollca Karapici – Ibrahimi, ka vdekur si pasojë e COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Vdekja e saj ka ardhur 5 ditë pas vdekjes së burrit të saj, Fatmir Karapicit, si pasojë e infektimit me COVID-19, duke lënë kështu prapa 3 fëmijë.

“Dhjetëra mesazhe ngushëllimi vijnë nga studentë e kolegë të Karapicit, të cilët thonë se profesoreshë Vjollca dinte të ishte gjithnjë e gatshme për ti ndihmuar, e kudogjendur dhe përherë e buzëqeshur. Karapici mbante titullin ‘Prof. Dr.’ prej vitit 2011, me një karrierë mjaft të pasur. Kishte marrë gradën shkencore doktor (Ph.D) në kontabilitet në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës në vitin 1996 dhe Kandidat i shkencave ekonomike në 1985”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Universitetit të Tiranës./Gazeta Sinjali/