Shqiptarët në Amerikë përmes një njoftimi në Facebook bëjnë të ditur se ka ndërruar jetë i riu shqiptar nga Peja, Rilind Osmanaj.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se, me 02.05.2022 papritmas, ka ndërruar jetë në Fort Worth/ Texas, bashkëkombasi i ynë Rilind (Halit) Osmanaj (05.25.1998) me origjinë nga Peja”, shkruhet në postim.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 15:30 në Varrezat Shqiptare në Arlington, adresa 1219 N Davis Dr, Arlington, TX 76012.
E pamja për ngushëllime, do të jetë e hapur të dielën 12 Shkurt 2022 nga ora 11:00 deri 18:00 në Restorantin “MILANOS” adresa 3416 W 7th St, Fort Worth, TX 76107.