image E dhimbshme, 21-vjeçari vdes në një aksident trafiku në Drenas

Siguri

E dhimbshme, 21-vjeçari vdes në një aksident trafiku në Drenas

news image

Një 21-vjeçar ka vdekur sonte në Drenas pasi u godit nga një veturë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00.

“Me datë 14.09.2020 në ora 20:06, Policia ka pranuar informatën se në Gllogoc është shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale, ku të përfshira janë një automjet dhe një këmbësor. Njësitet kompetente policore janë marr me rastin”, tha Hoxha. /Gazeta Sinjali/