image E dërgoi veturën në autolarje, 30-vjeçarit në Has ia vjedhin pesëlirëshin e arit
[wp-story id="814678"]

Siguri

E dërgoi veturën në autolarje, 30-vjeçarit në Has ia vjedhin pesëlirëshin e arit

news image

Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme të cilat janë cak i vazhdueshëm i hajnave, ata syrin e kanë edhe te veturat e qytetarëve. Edhe në raste kur nuk e marrin veturat në tërësi, i thyejnë ato me shpresë që do gjejnë dhe do marrin ndonjë gjë me vlerë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur dje në fshatin Dedaj të Hasit, ku një burrë është përballur me një vjedhje të rëndë.

Sinjali mëson se 30-vjeçari kishte dërguar veturën e tij për ta pastruar në autolarje dhe brenda automjetit kishte lënë një pesëlirësh të arit, i cili sipas tij ka vlerën e mbi 2 mijë eurove.

Pasi mori veturën nga autolarja, ka vërejtur se stolia e arit mungon dhe si rrjedhojë ka njoftuar Policinë lidhur me rastin.

Si rezultat i denoncimit janë marrë veprime hetimore me ç’rast është zbuluar se pesëlirëshin e ka marrë një 33-vjeçar i cili u arrestua.

Gjatë intervistimit në stacion policor, i dyshuari ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet dhe ka bërë me dije se stolinë e vjedhur e ka shitur në një argjendari.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj’ dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj personit që ka blerë stolinë e vjedhur kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Blerje e gjësendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’.

/GazetaSinjali/