Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë gjetur disa kyçje ilegale në rajonin e Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Njëra nga kyçjet ilegale u zbulua nga pronari i cili e kishte dëmtuar pa dashje, derisa ka qenë duke e punuar arën e tij, në fshatin Bërnicë e Ulët.
KRU “Prishtina” bën të ditur se këto kyçje ilegale ishin përdorur për ujitjen me ujë të pijshëm të arave dhe kopshteve të banorëve.
Gjatë inspektimit në terren , nga ekipet e inspektimit të KRU ” Prishtina” sh.a., u gjetën disa kyçje ilegale, të vendosura fshehurazi nëpër parcela .
Po ashtu, këto kyçje ilegale kanë ndihmuar qytetarët e papërgjegjshëm që të ujisin gjatë natës arat e kopshtet e tyre, me ujin e pijshëm.- Ua cekim një rast interesant, vetëzbulues, duke e punuar arën dëmton kyçjen e vet ilegale dhe kështu zbulohet pa dashje”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.
Kompania thotë se këto raste janë të patolerueshme dhe dëmtojnë konsumatorët në furnizim me ujë të pijshëm, si dhe rrisin humbjet teknike të ujit./Gazeta Sinjali/