image E akuzon se shkaku i saj shkoi në burg, 34-vjeçari në Fushë Kosovë kërcënon ish partneren e tij

Siguri

E akuzon se shkaku i saj shkoi në burg, 34-vjeçari në Fushë Kosovë kërcënon ish partneren e tij

news image

Gratë kosovare shpesh herë vazhdojnë të përballen me probleme shkaku i ish partnerëve të tyre, ndonëse ato vendosin të ndahen nga ta dhe të vazhdojnë jetën në mënyrën e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur dje në Fushë Kosovë, ku një burrë ka kërcënuar seriozisht ish partneren e tij.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar vetë gruaja, e cila ka deklaruar se ka pranuar telefonata nga ish partneri i saj, i cili e ka kërcënuar me fjalë të ndryshme, duke ngjallur kështu frikë e shqetësim tek ajo.

30-vjeçarja para hetuesve policorë ka deklaruar se shkaku që i dyshuari bën këto veprime janë akuzat e tij ndaj ish partneres, duke pretenduar se faji i saj ai ka përfunduar në burg.

Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet hetimore lidhur me rastin, me ç’rast kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin. 34-vjeçari ngarkohet me veprën ‘Dhunë në familje’ dhe me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë.

/GazetaSinjali/