image Dyshohet se rrahu gruan, policia arreston 39-vjeçarin në Ferizaj

Siguri

Dyshohet se rrahu gruan, policia arreston 39-vjeçarin në Ferizaj

news image

Një person i dyshuar me inicialet B.T. është arrestuar sot, rreth orës 15:50, në rrugën “Reçaku” në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Stacioni policor në Ferizaj, ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar pasi kishte sulmuar gruan e tij.

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet B.T., i moshës 39 vjeçare, i cili pas një zënke verbale, kishte sulmuar bashkëshorten tij, duke e goditur disa herë”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se është duke vazhduar procedura hetimore lidhur me rastin. /GazetaSinjali/