image Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen tre persona në Fushë Kosovë

Siguri

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen tre persona në Fushë Kosovë

news image

Në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, mbrëmë rreth orës 20:30, janë arrestuar tre persona, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se arsyeja e arrestimit të tyre është për shkak se ekziston dyshimi i arsyeshëm që këta tre persona kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë në lokalin e tyre.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë njoftojnë se pas arrestimit të dyshuarit janë intervistuar dhe hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /GazetaSinjali/