image Dyshohet se nuk përfilli urdhrat e Policisë, momenti kur i riu arrestohet te rruga B

Siguri

Dyshohet se nuk përfilli urdhrat e Policisë, momenti kur i riu arrestohet te rruga B

news image

Janë aty për të mbajtur rendin e ligjin, e për t’i siguruar një jetë sa më të mirë qytetarëve të vendit, por jo gjithherë urdhrat e tyre vihen në zbatim. Madje, në disa raste persona të papërgjegjshëm tentojnë t’u ikin nga duart Policisë së Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç dyshohet për mospërfillje të urdhrave, ashtu siç merr vesh Sinjali nga sinjalizuesit, në pranga të Policisë sot ra edhe një qytetar.

Arrestimi i tij u bë në rrugën B në Prishtinë, teksa ky moment u kap edhe nga kamera.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar.

/GazetaSinjali/