Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Dhunë familjare & Ngacmim seksual”, dje në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
I arrestuari dyshohet se më 31 gusht të këtij viti ka ngacmuar seksualisht një familjare të tij, e cila e ka denoncuar rastin dje në polici.
Policia njofton se hetimet për zbardhjen e këtij rasti janë duke vazhduar./Gazeta Sinjali/