image Dyshohet se kanosi 6 persona të deklarojnë rrejshëm, arrestohet në Prizren

Kosovë

Policia/ Dyshohet se kanosi 6 persona të deklarojnë rrejshëm, arrestohet në Prizren

news image

Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prizren më 22 tetor ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprat penale fajde dhe detyrim.

“Sot gjatë intervistimit të të dëmtuarve-dëshmitarëve, të njëjtit kanë deklaruar se i dyshuari B.Sh, mashkull (vëllai i njërit nga të pandehurit), pas caktimit të paraburgimit nga gjykata kompetente, i dyshuari nga avokati i autorizuar i vëllait, kishte marrë kërkesën për caktimin e paraburgimit, në të cilin dokument ishin të përmendur emrat e të dëmtuarve, që të pandehurit iu kanë dhënë para me fajde”, njofton komunikata.

“Duke shfrytëzuar këtë dokument, i dyshuari B.Sh. kishte arritur t’i takojë 6 nga të dëmtuarit-dëshmitarët e rastit, ku duke përdorur kanosjen serioze i detyron për të dhënë deklarata të rreme pranë organeve policore, prokurorit apo gjyqtarit, ku informacionet e tilla ndërlidhen me pengimin e procedurës penale që po zhvillohet  ndaj të pandehurve”, thuhet më tej në komunikatë, transmeton Gazeta Sinjali.

I dyshuari B.Sh. është intervistuar, ndërsa pas intervistimit prokurori i çështjes ka lëshuar aktvendimin mbi ndalimin e tij./Gazeta Sinjali/