image Dyshohet për mbindërtim në qendër të Prishtinës në ditën e shtunë

Kosovë

Ndërtim/ Dyshohet për mbindërtim në qendër të Prishtinës në ditën e shtunë

news image

Nën sloganin “Erdhi Dita”, duket se vërtetë një person në qendër të Prishtinës i ka ardhur dita për ta shfrytëzuar mundësinë për të kryer mbindërtim në qendër të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë ditës së sotme sinjalizuesit kanë dërguar një fotografi ku shihet se në objektin përball Bankës Qendrore të Kosovës, janë duke u kryer disa punime. Dyshohet se një person po kryen mbindërtim.

Në fakt dita e shtunë mund të jetë e favorshme për të kryer punime të tilla, ku përveç se mund të ketë qytetarë më pak, është më i vogël edhe numri i inspektorëve.

Aty shihet se është vënë një mjet për t’i dërguar pajisjet dhe materialin në katin më të lartë./Gazeta Sinjali/