image Dyshohet për grabitje me armë zjarri në një institucion financiar jobankar në Prishtinë

Kosovë

Siguri/ Dyshohet për grabitje me armë zjarri në një institucion financiar jobankar në Prishtinë

news image

I veshur në të zeza dhe nën kërcënimin e armës, dyshohet se një person ka kryer grabitje në ‘Monego’ në Prishtinë, raporton një sinjalizues nga vendi i ngjarjes.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Në ora 16: 52, policia ka pranuar informacionin se në një institucion financiar në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë, një person i dyshuar, i veshur në të zeza dhe nën kercenimin e armës, dyshohet të ketë kryer një grabitje dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes”, tha Hoxha për Gazetën Sinjali.

Tutje, Hoxha, theksoi se policia po merret me rastin.

Nuk raportohet për të lënduar. /Gazeta Sinjali/