G.B 16 vjeçar dyshohet se ka kryer 11 vjedhje, të cilat sipas njoftimit të policisë kanë ndodhur nëpër kafene të ndryshme. Policia ka arrestuar 16 vjeçarin dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar paraburgimi me kogëzgjatje prej një muaji, raporton Sinjali.
“Rastet kanë ndodhur në qytetin e Prishtinës, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore, kryesisht nëpër lokale (kafene), ku janë vjedhur çanta, portofola etj”, thotë policia përmes një komunikatë dërguar mediave, transmeton Sinjali.
Personit të dyshuar i është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë. /Sinjali/