Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se dyshohet që është gjendur një bombë në Stacionin e Autobusëve. Për këtë, kanë dhënë detaje nga Policia e Kosovës.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për Sinjalin se rreth orës 14:00 kanë pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar që ka vendos mjete shpërthyese në këtë stacion.
“Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës“, kanë thënë nga Policia për Sinjalin.