image Dymbëdhjetë persona kapen duke luajtur ilegalisht bixhoz në Ferizaj

Siguri

Dymbëdhjetë persona kapen duke luajtur ilegalisht bixhoz në Ferizaj

news image

Bixhozi ilegal e organizimi i skemave piramidale po vazhdojnë të zhvillohen lirshëm në Kosovë, ndonëse një gjë e tillë është e ndaluar me ligj, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë së fundmi është zhvilluar në Ferizaj në rrugën “2 korriku” dhe siç mëson gazeta, nga ky rast pati edhe sekuestrime.

Në vendin ku u zhvillua vepra e lartcekur ka shkuar Policia e Kosovës dhe aty ka hasur në 12 persona të cilët ishin duke luajtur bixhoz. Njësitet policore, si dëshmi kanë konfiskuar 144 zhitona dhe letra bixhozi.

/Gazeta Sinjali/