Paulo Dybala po stërvitet i vetëm, në pritje të një klubi të ri, ndërsa Marco Materazzi shtyn për kalimin e sulmuesit te Interi.
Sulmuesi argjentinas është në dispozicion si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Juventusin.
Ai tani po stërvitet i vetëm në shtëpinë e tij në Torino dhe ka postuar një foto në Instagram, ku tregon se po punon shumë edhe pse ende nuk ka ekip.
Legjenda e Interit, Marco Materazzi, ishte ndër ata që komentuan me zemrat zi dhe blu, duke sugjeruar se do të donte ta shihte “La Joyan” t’i bashkohej Nerazzurrëve.
Inter zhvilloi bisedime me përfaqësuesit e Dybalas, por negociatat janë pezulluar pas kthimit të Romelu Lukakut në klub. Gjigantët e Serisë A duhet të shesin dy sulmues përpara se të nënshkruajnë me argjentinasin.
Napoli dhe Roma thuhet gjithashtu se janë të interesuar për ish-yllin e Juventusit, i cili është larguar nga Allianz Stadium pas shtatë vitesh.