image Dybala dhe Correa darkojnë së bashku - "Mirë se erdhe në Inter"

Futboll

Dybala dhe Correa darkojnë së bashku – “Mirë se erdhe në Inter”

news image

Paulo Dybala dhe Joaquin Correa kanë ngrënë darkë në Miami mbrëmë dhe pronari i restorantit ka postuar një foto me dy sulmuesit argjentinas, duke shkruar: “Mirë se erdhe në Inter”.

“La Joya” është në bisedime për t’iu bashkuar Nerazzurrëve si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Juventusin. Sipas raportimeve të fundit në Itali, agjenti i tij pritet të shtrëngojë duart me Beppe Marotta deri në fundjavë.

Dybala aktualisht ndodhet me pushime në SHBA dhe mbrëmjen e djeshme ka darkuar me bashkëkombësin e tij dhe sulmuesin e Interit, Correa.

Donato Felle, pronari i restorantit ‘Forte dei Marmi’ në Miami, postoi një foto me sulmuesit argjentinas duke shtuar një mbishkrim që duket se konfirmon lëvizjen e Dybala në Stadio Meazza.

Felle ka shkruar ‘Mirë se vini në Inter’ duke përmendur sulmuesin argjentinas në Instagram. Dybala është larguar nga Juventusi pas shtatë vitesh në Torino pasi Zonja e Vjetër refuzoi t’i zgjaste kontratën që i skadon.

/GazetaSinjaliSport/