image Dybala, arsyeja pse Ronaldo s'po kthehet në Itali

Futboll

Futboll/ Dybala, arsyeja pse Ronaldo s’po kthehet në Itali

news image

Cristiano Ronaldo nuk është gati të kthehet në Itali para një rikthimi hipotetik në stërvitje me Juventus.

Kjo u raportua nga Corriere dello Sport këtë mëngjes, i cili gjithashtu thekson se informacioni në lidhje me testin e katërt pozitiv Coronavirus të Paulo Dybala ka mundur të rrjedhë nga mjedisi i fenomenit Portugez në mënyrë që të justifikojë refuzimin e tij për të mos u kthyer në Itali.

Ronaldo ka qenë në vendlindjen e tij Madeira, së bashku me pjesën më të madhe të familjes, pasi që Serie A u ndal në mes të marsit. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai ka qenë shpesh duke u shfaqur në mediat sociale gjatë seancave të trajnimit, duke kaluar kohë me fëmijët e tij, si dhe në takimin me të afërmit e tij.

Por siç u përmend më lart, në Itali tani ka spekulime se rrjedhja e testit pozitiv të Dybala do të kishte filluar nga mjedisi i CR7. Qëllimi ishte të demonstronte që çështja është ende larg nga kontrolli.

/Gazeta Sinjali/