image Dy vetura parkohen në mes të rrugës në Prizren, pamundësojnë kalimin e qytetarëve (VIDEO)

Sinjalizime

Dy vetura parkohen në mes të rrugës në Prizren, pamundësojnë kalimin e qytetarëve (VIDEO)

news image

Shoferët shpeshherë gjejnë zgjidhje për veturat e tyre duke parkuar vend e pa vend e njëkohësisht duke penguar dhe qytetarët për të kaluar, shkruan Gazeta Sinjali.

Një parkim i tillë është bërë sot në Prizren, në lagjen “Xheladin Hana”, ku dy vozitës kanë parkuar veturat e tyre në një rrugë në të cilën kanë pamundësuar kalimin e qytetarëve me vetura.

Në pamjet e dërguara nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihet se si veturat janë parkuar në mes të rrugës dhe kanë bllokuar lëvizjen e automjeteve.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është kokosf.png

Sipas sinjalizuesit, ai thotë që veturën e bardhë e ka parkuar një person i cili është zyrtar që punon në Komunën e Prizrenit.

“Veturën e bardhë e parkon një zyrtar që punon si shofer në shtëpinë e bardhë në Komunën e Prizrenit”, tha sinjalizuesi.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/