image Dy vendet ku mund të ngrihet karantinë nëse virusi vdekjeprurës arrin në Shqipëri

Rajon

Siguri/ Dy vendet ku mund të ngrihet karantinë nëse virusi vdekjeprurës arrin në Shqipëri

news image

Ndërsa koronavirusi ka shkaktuar mbi 1660 humbje jete dhe tanimë është regjistruar edhe viktima e parë në Evropë, autoritetet shëndetësore në Tiranë janë duke diskutuar për vendet e mundshme ku mund të ngrihet karantinë, nëse virusi vdekjeprurës do të arrijë në vendin tonë.

Por ndonëse po diskutohet në nivel ekspertesh  nuk deklarohet vendi se ku do të jetë karantina. Sipas autoriteve  mosdeklarimi lidhet me çështje sigurie, por ndërkohë Italia, vendi yn fqinj, por jo vetëm, i kanë deklaruar ato. Burime të Top Channel thonë se janë dy vende të mundshme ku do të ngrihen karantinat nëse do të kemi raste me koronavirus.

Nje plan është boshatisja e godinës së sherbimit infektiv në QSUT dhe  trasferimi i pacientëve drejt spitaleve të tjera, ndërsa një tjeter  ku mund të ngrihet karantina është  menduar në pjesën jugore të Tiranës, larg zonës së banuar. Por ende nuk dihet nëse godina që është planifikuar është pajisur me infrastrukturën e nevojshme dhe shërbimet e kërkuara. Pasi  përveç kësaj një vend karantinë duhet edhe të vlerësohet nga ekspertët nëse është e përshtatshme për të pasur  këtë funksion. Karantina ngrihet pikërisht për ato raste që do të dyshohen se janë prekur nga koronavirusi  për t’i mbajtur ata të veçuar nga njerëzit e tjerë  duke i ofruar të gjitha  shërbimet  deri në përfundim të periudhës se inkubacionit e cila është përcaktuar 14 ditë.

Tanimë  në Institutin  e Shëndetit Publik kanë mbërritur  ekipet që mundësojnë analizimin e mostrave të rasteve dhe konfirmimin e diagnozës  në laborator  pa pasur nevojë që ato të dërgohen në  laborator në Gjermani, i cili ka ofruar mbështetje që me shpalljen e emergjencës ndërkombetare shëndetesore nga Organizata. /Gazeta Sinjali/