image Dy vatra të reja në Kalimash, vijon puna për izolimin e zjarreve për të mos rrezikuar tunelin

Shqipëri

Dy vatra të reja në Kalimash, vijon puna për izolimin e zjarreve për të mos rrezikuar tunelin

news image

Zjarret mbi tunelin e Kalimashit të cilat të hënën morën përmasa të frikshme të cilat për pak sa nuk dolën nga kontrolli. Mirëpo bashkëpunimi i Forcave të Armatosura Shqiptare me ato të Kosovës bënë që zjarri mbi tunel të vihej nën kontroll dhe të mos rrezikoheshin banesat dhe as bllokimi i tunelit.

Por ndërsa situata dukej nën kontroll, të martën u rikthye sërish problematika në Mirditë, në hyrje të tunelit ku ndodhet fshati Thirrë. Dy vatra të mëdha zjarri janë aktivizuar sërish në malësinë e këtij fshati dhe po përparojnë me shpejtësi.

Drejtori i Zjarrfikësve të Mirditës, Agim Lleshaj shprehet se ndërhyrja në këto vatra bëhet e pamundur për shkak të terrenit.

Një banor i fshatit Thirrë u shpreh se ky është zjarri më i keq që ka parë në 80 vite jetë. Sipas tij fajtorë janë njerëzit.

Në Mirditë është aktivizuar edhe një tjetër vatër zjarri në fshatin Domgjon. Forcat e Armatosura Shqiptare po veprojnë së bashku me ato të Kosovës për ti vënë nën kontroll vatrat.

/Gazeta Sinjali/