image Dy turqit e dëbuar nga Kosova dalin para gjykatës turke

Kosovë

Gylenistët/ Dy turqit e dëbuar nga Kosova dalin para gjykatës turke

news image

Ka filluar gjykimi për dy nga 6 turqit e arrestuar në Kosovë dhe të dëbuar në Turqi, të dyshuar si pjesëtarë të organizatës së klerikut fetar, Fethullah Gulen, që shteti turk e cilëson terroriste, FETO.

Mustafa Erdmen dhe Yusuf Karabina, të shoqëruar nga avokati i tyre, u paraqitën në seancën e parë në Gjykatën e 30-të për Krime të Rënda në Stamboll, raporton AA.

Gjatë mbrojtjes së tyre, të pandehurit mohuan aktakuzën e ngritur nga Byroja e Terrorizmit dhe Krimeve të Organizuara e Prokurorisë Republikane të Stambollit.

Ata thanë se janë të pafajshëm dhe kërkuan që të lirohen.

Pas dëgjimit të palës mbrojtëse, trupi gjykues vendosi që të pandehurit Mustafa Erdem dhe Yusuf Karabina të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim deri në seancën e radhës.

Kujtojmë se Agjencia Kombëtare Turke e Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës, më 29 mars të vitit 2018 arrestoi dhe dërgoi në Turqi gjashtë turqit e dyshuar si pjesëtarë të organizatës që Turqia e cilëson terroriste, FETO.

Të dyshuarit, ndër të tjera, ngarkohen me akuzat “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunim ndërkombëtar”