image Dy tragete me shqiptarë nga Italia arrijnë për pushime në Shqipëri

Shqipëri

Dy tragete me shqiptarë nga Italia arrijnë për pushime në Shqipëri

news image

Stina e nxehtë dhe pushimet verore rrisin numrin e udhëtarëve që mbërrijnë në portin detar të Durrësit nga portet italiane.

Mëngjesin e sotëm me dy tragete nga Bari dhe një tjetër nga Ankona 2655 udhëtarë, kryesisht emigrantë shqiptarë dhe kosovarë që kthehen për pushime në atdhe, si dhe 800 mjete.

Top Channel raporton se në mbrëmje pritet një tjetër fluks prej 1 mijë e 500 pasagjerësh dhe 550 mjetesh me dy tragete të nisura nga porti i Barit, transmeton Gazeta Sinjali.

Rritja e kërkesës ka bërë që kompanitë e lundrimit të shtojnë numrin e  lundrimeve ditore në Adriatik.

Edhe linja e Ankonës nga dita e sotme deri në fund të shtatorit do të ketë lundrime çdo ditë mes dy porteve, tregues ky për kthimin në normalitet pas një periudhe të gjatë pandemike që reduktoi ndjeshëm lëvizjet e njerëzve dhe mallrave me traget mes dy vendeve./Gazeta Sinjali/