image Dy tërmete të fuqishme godasin Iranin, tre persona mbeten të lënduar

Botë

Dy tërmete të fuqishme godasin Iranin, tre persona mbeten të lënduar

news image

Dy tërmete janë regjistruar të hënën në provincën perëndimore të Kermanshahut në Iran, me një interval prej vetëm pesë minutash.

Sipas autoriteteve iraniane, tërmeti i parë kishte magnitudë 5.2 dhe goditi zonën pranë Kuzaranit në orën 07:13 sipas kohës lokale. Epiqendra e tij ishte në një thellësi prej rreth tetë kilometrash.

Vetëm pesë minuta më vonë, rajoni u godit nga një tjetër tërmet, këtë herë me magnitudë 5.7 dhe me thellësi rreth 13 kilometra.

Një zëdhënës i autoritetit iranian për menaxhimin e fatkeqësive konfirmoi për agjencinë Mehr se ekipet emergjente janë angazhuar në zonat e prekura.

Si pasojë e dridhjeve, tre persona kanë mbetur të lënduar. Megjithatë, sipas raportimeve paraprake, lëndimet nuk janë shkaktuar drejtpërdrejt nga shembja e objekteve apo nga vetë tërmetet.

Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme të mëdha materiale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/