2 tërmete të njëpasnjëshme kanë lëkundur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit.
Në 00:58 ka pasur dridhje në Llugaj, në afërsi të Tropojës. Teksa shkalla e magnitudës së Rihterit ka qenë 4.0.
Kjo lëkundje është pasuar nga një tjetër tërmet më i lehtë, 2.7 ballë në orën 01:31. Epiqendra ka qenë në lindje të Bajram Currit në Tropojë, raporton abcnews.al.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë, sidomos në disa zona të Rajonit të Dukagjinit.